Ballina Flash

Kalimi Valbonë-Theth, ndër shtigjet më të frekuentuara për hiking

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ndau sot pamje nga kalimi Valbonë-Theth.

“Kalimi Valbonë-Theth është një nga shtigjet më të frekuentuara për të apasionuarit e hiking”, u shpreh Ekonomi në një postim në rrjetet sociale.

“Mrekullitë e Alpeve Shqiptare janë kthyer tashmë në një atraksion turistik për guidat kombëtare dhe rajonale, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës”, theksoi ministrja Ekonomi.

Kalimi Valbonë – Theth është një rrugëtim popullor në Alpet e Shqipërisë. Një numër turistësh vendas  dhe të huaj e ngjisin Qafën e Valbonës duke shijuar ecjen në mal dhe panoramën e Alpeve. Ai është një shteg i lehtë dhe relativisht i shkurtër. Rreth 15 kilometra rrugë nga Fusha e Gjësë në Valbonë deri në Theth, përshkruhen nga të apasionuarit e ecjes në mal zakonisht për shtatë orë, me pushime të gjata në vendburimin e Valbonës, në Qafën e Valbonës dhe në një lokal të thjeshtë që gjendet mes Qafës së Valbonës dhe Thethit.

Qafa e Valbonës gjendet në kuotën 1800 metra mbi nivelin e detit. Fusha e Gjësë në Valbonë, nga ku nisen ekspeditat për kalimin e saj, gjendet në kuotën 800 metra ndërsa Thethi në kuotën 900 metra mbi nivelin e detit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Përmirësohet ndjeshëm gjendja shëndetësore e Rushdie
Artikulli tjetërMPJ, në proces vlerësimi për zgjerimin e rrjetit të atasheve ushtarakë