TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot në një konferencë për shtyp se, “”beteja e “Stalingradit” për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar”.
“Kjo është një betejë për lirinë e çdo shqiptari. Garancia e vetme është referendumi”, theksoi Meta.
Meta u shpreh se, “do iu marrim pushtetin hajdutëve, do t’i çojmë në burg dhe do t’iu merren të gjitha lekët që kanë vjedhur”.
“Na jepni fuqi, t’ju japim llogari”, u kërkoi Meta qytetarëve.
Gjiithashtu, Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë zgjodhi sot drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare.
Me propozim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe të zëvendëskryetarit Agim Nesho, Komiteti Organizativ zgjodhi sot drejtuesit e rinj.
Tedi Blushi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.
Endrit Braimllari u zgjodh Sekretar Organizativ.
Floida Kërpaçi u zgjodh Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Silva Caka u zgjodh Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun.
/j.p/r.e/























