VJENË, 26 korrik /ATSH-DPA/- Depoja e gazit “Haidach” në Austri mund të mbushet sërish me kapacitet të plotë që nga 1 gushti.
Një pjesë e madhe e objektit të magazinimit kontrollohej nga kompania shtetërore rus “Gazprom”, por kjo marrëveshje do të përfundojë deri në atë datë, njoftoi sot Ministria austriake e Energjisë.
“Haidach” është një nga objektet më të mëdha të magazinimit në Evropë dhe është jetik për furnizimet në Austri dhe Gjermaninë jugore. Kapaciteti i tij tani mund t’u ofrohet pjesëmarrësve të tjerë të tregut si kompanitë, shitësit me shumicë, klientët industrialë ose shtetet”, tha një zëdhënës i autoritetit rregullator “E-Control”.
Politikanët kryesorë gjermanë shprehën dje shqetësimin se lidhja e afërt e objektit të magazinimit me rrjetin austriak, deri më tani i lidhur vetëm me rrjetin gjerman, mund të ndikojë në interesat e klientëve, veçanërisht në Gjermaninë jugore.
“Ky nuk është rasti. Depoja mund të vazhdojë të përdoret nga kompanitë gjermane dhe austriake si më pare”, theksoi sërish sot ministria austriake.
Gazprom nuk e ka përdorur objektin e tij të magazinimit në “Haidach” që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë pesë muaj më parë. Qeveria austriake nisi një procedurë për të marrë kontrollin e objektit të magazinimit kur filloi lufta e Rusisë në Ukrainë.//a.i/























