Ballina Flash

Policia bllokon një mjet lundrues

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia Kufitare e Durrësit ka bllokuar dhe shoqëruar në Port, drejtuesin e një mjeti lundrues “Jet Ski” pasi kreu manovra të rrezikshme në zonën e ndaluar për mjetet lundruese, në plazh,

Policia bëri të ditur se, gjatë kontrollit, u konstatua se drejtuesi, shtetasi E. T., 25 vjeç, banues në Durrës, nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi me masë administrative në vlerën 10.000 lekë të rinj, shtetasin E. T.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë zonën bregdetare, janë zhvilluar kontrolle të hërëpashershme për mjetet lundruese dhe për zbatimin e detyrimeve për të mos lundruar në zonat e mbrojtura me bova.

Si rezultat i kontrolleve, nga Ksamili në Velipojë, janë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve.

Policia Kufitare do të vijojë intensivisht kontrollet në të gjithë vijën bregdetare dhe apelon për të gjithë ata shtetas që kanë në përdorim apo japin me qira për përdorim mjete argëtuese lundruese, të tregojnë kujdes maksimal për të respektuar detyrimet, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim uron Begajn: Të punojmë për thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri
Artikulli tjetërBajram Begaj betohet si President: Nevojitet unitet më shumë se çdo herë