Ballina Flash

Kim uron Begajn: Të punojmë për thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim uroi sot Presidentin e Republikës Bajram Begaj, pas betimit në Kuvend  .

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si Presidenti i ri i Shqipërisë. Ne mirëpresim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleate në NATO”, theksoi Kim në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj mori sot detyrën si Kreu i Shtetit shqiptar për 5 vitet e ardhshme, pasi u betua në Kuvend.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti takim me kryesuesin ekzekutiv të Atlantic Council
Artikulli tjetërPolicia bllokon një mjet lundrues