TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 9677 MWh, ndërsa rezerva energjetike zbret në 902 GWh.
KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 284.17 m, ndërsa prurjet janë vetëm 35 m3/s.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 35 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 284.17 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.80 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.82 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 35 m3/s, në HEC-in e Komanit 25 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 5 m3/s.
/r.e/























