TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se, Shqipëria sot është në një moment historik të udhëtimit drejt anëtarësimit të plotë mes vendeve të Bashkimit Evropian.
“Është vetëm një stacion, por tejet i rëndësishëm. Mbetemi të angazhuar për të përmbushur të gjitha objektivat për të mos ndalur ecurinë pozitive të reformave dhe të rrugëtimit tonë drejt familjes së madhe evropiane”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
“Në momentet më kyçe të historisë sonë, kemi treguar se Shqipëria nuk është në Europë vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht duke pasqyruar vlerat më të mira të civilizimit perëndimor”, u shpreh Peleshi.
“Krenar për atë çka është arritur me shumë mund deri tani, ku nga një vend konsumues i sigurisë, tashmë është kontribues i paqes dhe i përhapjes së parimeve demokratike kudo në rajon dhe botë”, shtoi Peleshi.
/r.e/






















