TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se gjatë punimeve që po kryhen në lotin 5 të Unazës Verilindore të Tiranës, janë zbuluar mjete luftarake.
ARRSH tha se kishte vënë menjëherë në dijeni Ministrinë e Mbrojtjes.
“Gjatë gërmimeve në lotin 5 të Unazës Verilindore u zbuluan disa mjete luftarake. Menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, bën të ditur ARRSH.
/r.e/























