Ballina Flash

Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës


TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria prej 8 ditësh po kalojnë në pikat kufitare të dy vendeve pa qenë nevoja të regjistrohen.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga radhët kilometrike të automjeteve në Pikën Kufitare të Morinës, që krijoheshin çdo vit gjatë muajve të verës.

“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu tash e tutje, përvit e për krejt vitin”, shprehet Rama.

Në 20 qershor qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për heqjen e kontrolleve në kufi për festat zyrtare e fundjavave.

Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka: Nis shërbimi për pajisje me pasaportë për shqiptarët në Kanada
Artikulli tjetërMiliarderi Elon Musk takon Papa Françeskun