Ballina Flash

Zjarr në Malin e Kolajve, AdZM Shkodër: Situata nën kontroll

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër kanë arritur të vënë nën kontroll flakët e një vatre zjarri në malin e Kolajve, në Velipojë.

E kontaktuar nga ATSH, AdZM Shkodër raportoi se flakët janë vënë nën kontroll në Velipojë dhe se zjarri është drejt shuarjes së plotë.

“Punonjësit e AdZM Shkodër, gjenden aty për të vijuar monitorimin, në rast aktivizimi të ndonjë vatre. Deri më tani janë përshkuar nga zjarri, rreth 2 hektarë tokë, me shkurre e barishte”, pohon për ATSH AdZM Shkodër.

Ndërsa temperaturat rriten në vlera ekstreme, të paktën për muajin që lamë pas, ndikimi i parë i tyre shihet në rënien e zjarreve në pyje dhe kullota.

Autoritetet lokale kanë kërkuar bashkëpunimin e banorëve të “Zonave të Mbrojtura” si grupi i parë kyç, në parandalimin dhe ndërhyrjen në raste zjarresh.

Punonjësit e AdZM Shkodër luftuan për orë të tëra me flakët dhe pasi arritën të fitonin ndaj flakëve u kujtuan edhe një herë banorëve të zonës se çdo zjarrvënie është vepër penale dhe do të punohet për vënien para përgjegjësisë të çdo piromani.

Gjithashtu, u bënë thirrje banorëve, bizneseve e vizitorëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë aktiviteteve të tyre në zonat e mbrojtura.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE tryezë për integrimin gjinor në nismat kundër korrupsionit
Artikulli tjetërNis ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Hap drejt pavarësisë energjetike