Ballina Flash

BE pranon certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka pranuar certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Në një njoftim për media thuhet se Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian ka konfirmuar pranueshmërinë –vendimin mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të BE-së.

Pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian vendimi hyn në fuqi dhe certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës do të jetë e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFiniq, manifestim kulturor i 9 pakicave kombëtare
Artikulli tjetërLiberalizimi i vizave për Kosovën në krye të axhendës çeke në Këshillin e BE-së