Ballina Aktualitet

Manja në Rumani, takim me ministrin Predoiu

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja po zhvillon një vizitë dyditore në Rumani.

Manja është pritur në një takim nga homologu rumun, Catalin Predoiu.

Në kuadër të këtij takimi, Manja dhe Predoiu do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët.

Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite ministri Manja do të takohet edhe me Drejtorin Kombëtar Antikorrupsion të Rumanisë si dhe Drejtoren e Investigimit të Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, ministri Manja do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e komisionit të Ligjeve të Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve në parlamentin rumun.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi ndan çmimet e fituesve të Olimpiadave Kombëtare 2021-2022
Artikulli tjetërPërkujtohet Vaso Pasha në 130-vjetorin e vdekjes