Ballina Flash

Kumbaro: Shpejt nisim programin e edukimit mjedisor në shkolla

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në Ministerialin e mbajtur në Tiranë ku ishte e pranishme edhe Mariya Gabriel, Komisionerja Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe të Rinjtë.

Në këtë Ministerial u prezantua raporti për gjendjen e Mjedisit dhe Klimës në Ballkanin Perëndimor.

Kumbaro u shpreh se ky raport është një mundësi për të reflektuar mbi hapat konkretë që po ndërmarrim në mbrojtje të natyrës.

“Nga Plani i Pastrimit Kombëtar, te ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe dhe rritja e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, janë vendime të pak muajve, të cilat na e bëjnë më të sigurt përditshmërinë”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale

“Ama”, theksoi Kumbaro, “që të ndryshojmë një herë e mirë sjelljen tonë kemi nevojë për ndryshimin e mendësisë karshi mjedisit, për angazhimin e të rinjve, për edukimin e tyre”.

Kumbaro u shpreh se, “shpejt nisim programin e edukimit mjedisor në shkolla e për këtë kemi mbështetjen e partnerëve evropianë”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Metsola: Lufta e Putinit, dështim i kujtesës sonë
Artikulli tjetërKPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Administrative, Vlorë