Ballina Bota

PARIS – Metsola: Lufta e Putinit, dështim i kujtesës sonë

PARIS, 28 qershor /ATSH-ANSA/- Lufta e Putinit kundër Ukrainës është një dështim i kujtesës sonë. Ne jemi rritur në një Evropë të lirë dhe kemi harruar se ka individë në kufijtë tanë që mendojnë se nuk duhet të ketë demokraci, deklaroi sot presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në konferencën vjetore të “Jacques Delors” të organizuar këtë vit në Kinematekën e Parisit.

E sponsorizuar nga Jacques Delors Institut Notre-Europe e kryesuar nga Enrico Letta, Konferenca “Jacques Delors” është ngjarja më e rëndësishme e Académie Notre Europe. Objektivi i konferencës është i dyfishtë; të krijojë ​një ​dialog mes personaliteteve evropiane dhe të rinjve, në mënyrë që këta të fundit të shprehin pritshmëritë dhe aspiratat e tyre në lidhje me projektin evropian, edhe në kuadër të luftës aktuale në Ukrainë.

Qëllimi tjetër është t’u mundësojë të rinjve të kuptojnë më mirë funksionimin e Bashkimit Evropian dhe politikat e tij dhe mundësitë që ai ofron. Këtë vit, konferenca sillet rreth temës së ‘premtimit’ për një Evropë më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMADRID – Stoltenberg: Samiti i NATO-s në Madrid, takim i një rëndësie të madhe
Artikulli tjetërKumbaro: Shpejt nisim programin e edukimit mjedisor në shkolla