Ballina Flash

Shqipëri-Kosovë, nënshkruhen 19 marrëveshje dhe memorandume ndërqeveritare

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Në përfundim të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që u zhvillua sot në Prishtinë, u nënshkruan 19 marrëveshje dhe memorandume ndërqeveritare.

Marrëveshjet dhe memorandumet ndërqeveritare të firmosura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë:

  1. Marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës;

2. Protokoll për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës;

3. Protokoll për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës;

4. Memorandum bashkëpunimi për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor;

5. Marrëveshje administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore;

6. Memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë;

7. Memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim mbi zhvillimin e terminalit të Vlorës;

8. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e zbatimit të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural;

9. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e gjendjes civile;

10. Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në proceset teknike;

11. Marrëveshje bashkëpunimi për vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë;

12. Marrëveshje bashkëfinancimi për studimin e fizibilitetit dhe projektidesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë;

13. Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjelltë ndërkufitar;

14. Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore;

15. Marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacionit dhe promovimit turistik;

16. Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e rinisë;

17. Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujëra territoriale;

18. Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës;

19. Marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji enciklopedia shqiptare.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria e Kosova, bashkëfinancim për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë
Artikulli tjetërKurti: 93% e marrëveshjeve të mbledhjes së fundit mes dy qeverive, në zbatim