TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme nën kryesimin e kryetares Mimi Kodheli vijoi ditën e dytë të vizitës në Kalabri duke vizituar fshatrat arbëreshë.
Dita filloi me vizitën në Macchia Albanese ku delegacioni u prit nga Kryetari i Komunës, Ernesto Madeo. Delegacioni pati mundësi të vizitonte kishën ku prehen eshtrat e poetit Jeronim De Rada.
Më pas parlamentarët vizituan San Cosmo Albanese duke qenë në shtëpinë e lindjes së Zef Serembe dhe po ashtu panë nga afër selinë e Fondacionit De Rada.
Pas San Sosmo Albanese dlegacioni ju drejtua Vaccarizzo Albanese ku u prit në komunë nga kryetari Antonio Pomilio e më pas nën shoqërimin e tij vizituan ekspozitën e përhershme të kostumeve arbëreshë.
Në vijim delegacioni do të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave arbëreshë pqr të parë më nga afër cështjet që shqetësojnë këtë komunitet.





































