Ballina Bota

FOKUS – Scholz, Macron dhe Draghi mbërrijnë me tren në Kiev

KIEV, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Draghi udhëtuan sot drejt Kievit për vizitën e tyre të parë që nga pushtimi rus.

Udhëheqësit e tre ekonomive më të mëdha të Bashkimit Evropian, të gjithë gjithashtu anëtarë të G7-ës, përbëjnë delegacionin më të rëndësishëm evropian në Ukrainë që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.

Me hapësirën ajrore mbi Ukrainë të bllokuar për fluturime civile për shkak të luftës, udhëheqësit e kryen udhëtimin me tren.

Ambasadori francez në Kiev postoi një foto të tre liderëve brenda një ndarje treni.

Fotoja është publikuar fillimisht nga gazeta italiane ”La Repubblica”.

Për Scholzin në veçanti, vizita është një pikë referimi pas disa javësh debati nëse ai duhej ta kishte vizituar më parë tani për të treguar mbështetjen e Berlinit për Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë vazhdimisht presion liderëve gjermanë që të bëjnë më shumë për të ndihmuar në luftën kundër rusëve, duke përfshirë dërgimin e armëve të rënda si tanke.

Çështja e dërgesave të armëve dhe mbështetjeve të tjera, si dhe kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duhet të jenë kryesore në axhendën e bisedimeve me udhëheqjen ukrainase./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Gratë, paqja dhe siguria”, Shqipëria bën bashkë BE – OSBE- OKB
Artikulli tjetërSekuestrohen 45.5 kg kokainë në Durrës, arrestohen 2 persona