Ballina Flash

F1 – Azerbajxhani, stacioni i radhës

BAKU, 10 qershor /ATSH-AA/ – Azerbajxhani do të presë garën e 8-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.
Gara e 8-të e kampionatit do të zhvillohet në pistën 6 kilometra të formuar në rrugët e kryeqytetit Baku.

Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit do të fillojnë nesër në orën 16:00 ndërsa gara me 51 xhiro do të zhvillohet të dielën më 12 qershor në orën 13:00.

Deri më tani, Max Verstappen nga ekipi Red Bull ka fituar 4 gara, piloti Charles Leclerc nga ekipi Ferrari dy gara dhe Sergio Perez (Red Bull) një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 125 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 116

3. Sergio Perez (Meksikë): 110

4. George Russell (Britani e Madhe): 84

5. Carlos Sainz (Spanjë): 83

– Ekipet

1. Red Bull: 235

2. Ferrari: 199

3. Mercedes: 134

4. McLaren: 59

5. Alfa Romeo: 41

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: “Lidhja Moderne e Prizrenit”, shkrirja e kufijve edhe rritja e bashkëpunimit
Artikulli tjetërKredia me probleme në nivelin 5.42 % në prill