Ballina Flash

MSHMS: 50 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se  gjatë 24 orëve të  fundit janë kryer 539 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 50 qytetarë.

Sipas njoftimit për shtyp të MSHMS, rezultojnë 32 qytetarë në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lushnjë, Vlorë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Patos, nga 1 qytetar në Durrës, Sarandë, Gjirokastër, Korçë.

“Janë 285 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2”, thuhet në njoftim.

“Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,736 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Statistika (8 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 50
Të shëruar në 24 orë 39
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 539

Testime totale 1,833,156
Raste pozitive 276,518
Raste të shëruara 272,736
Raste aktive 285
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192
Fier 47
Vlorë 18
Durrës 7
Korçë 7
Gjirokastër 4
Lezhë 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Berat 1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialogu Ministror Mesdhetar, Xhaçka: Të bashkojmë forcat për të liruar furnizimet me drithë që Rusia mban peng në Ukrainë
Artikulli tjetërBRUKSEL – Ligjvënësit e BE-së kundërshtojnë reformën e çmimit të karbonit