Ballina Bota

BRUKSEL – Ligjvënësit e BE-së kundërshtojnë reformën e çmimit të karbonit

BRUKSEL, 8 qershor /ATSH-DPA/- Parlamenti Evropian ka kundërshtuar sot miratimin e një reforme të propozuar të skemës së çmimit të karbonit të Bashkimit Evropian, Sistemit të Tregtimit të Emisioneve të BE-së (ETS), dhe shtyrë votimet e tjera që lidhen me ndryshimin e klimës.

Projektligji për reformimin e ETS përfshinte transportin tregtar dhe ndërtesat e sektorëve që duhet të paguajnë për emetimet e tyre të karbonit dhe të vendosin objektiva të reja për reduktimin e emetimeve.

“Unë mendoj se është një turp”, tha Peter Liese, një ligjvënës konservator gjerman i BE-së dhe negociatori kryesor i propozimit, duke reaguar pas kundërshtimit të propozimit, në Strasburg.

Projektligji u refuzua me 340 vota kundër. Të Gjelbrit dhe ligjvënësit e qendrës së majtë thanë se propozimi ishte shumë i dobët për të marrë mbështetjen e tyre, ndërsa konservatorët e mbrojtën projektligjin.

Një grup ligjvënësish të majtë francezë të BE-së thanë në Twitter se propozimi u “shkatërrua” nga e djathta dhe e djathta ekstreme, duke denoncuar mungesën e ambicies dhe quajtur atë një “dhuratë të ofruar për lobimet”.

“Socialdemokratët dhe të Gjelbërit nuk kanë arritur të përmbushin përgjegjësinë e tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”, tha Liese në një deklaratë për shtyp. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: 50 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërOsmani takon Dendias: Kosova e Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike