Ballina Flash

Parashikimi i motit, 4 qershor 2022

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare hera herës të çrregullta.

Parashikohet shi i izoluar në zonën e Alpeve si dhe në relievet e larta malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Moti parashikohet i nxehtë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës dhe me rrahje deri në 7-10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.              

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/33 Re diell
Kukës 18/32 Diell re shi lokal
Lezhë 22/33 Re diell
Dibër 15/31 Diell re shi lokal
Durrës 20/33 Re diell
Tiranë 22/34 Re diell
Elbasan 21/35 Diell re shi lokal
Berat 17/36 Re diell
Vlorë 19/31 Re diell
Korçë 18/29 Diell re shi lokal
Gjirokastër 16/34 Re diell
Sarandë 19/30 Re diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSi mund të dalloni një gënjeshtar?
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/6/2022