Ballina Ekonomi

Shqipëria vlerësohet nga WIPO për mbështetjen e startup-eve

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Shqipëria ka përkthyer dhe përshtatur në kontekstin ligjor shqiptar guidën “Ide sipërmarrëse”, dedikuar startup-eve, sa i takon çështjeve të pronësisë intelektuale.

Ky fakt u vlerësua në tryezën rajonale virtuale mbi rezultatet e hartëzimit (Mapping and Landscaping) të shërbimeve mbështetëse të SME-ve dhe të zyrave kombëtare të IP-së, në rajonin CEBSMC, organizuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), ku Shqipëria u përfaqësua nga drejtoresha e DPPI, Rovena Beqiraj.

Objektivi i takimit ishte të prezantojë rezultatet e ushtrimit të Hartëzimit dhe së bashku me propozimet e WIPO-së për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbështetëse të SME-ve në vendet e CEBSMC, për të dhënë një prezantim të shkurtër në lidhje me mjetet dhe materialet përkatëse të WIPO-s, sa i takon pronësisë intelektuale për Biznesin.

“Gjatë takimit të sotshëm WIPO vlerësoi faktin që është një nga shtetet që ka përkthyer dhe përshtatur në kontekstin ligjor shqiptar Guidën – IDE SIPËRMARRËSE, dedikuar startup-eve sa i takon çështjeve të pronësisë intelektuale. Gjithashtu kjo organizatë ka vlerësuar dhe mbështetur fushatat e gjera të ndërgjegjësimit që DPPI kryen në biznese në shtrirje gjeografike duke mbuluar gjithë Shqipërinë”, bën të ditur DPPI.

Në këtë kuadër, më datë 9 qershor 2022, DPPI në bashkëpunim me WIPO do të organizojnë një workshop në mënyrë hibride për lancimin dhe shpërndarjen e kësaj guide, të munguar në një format të tillë.

DPPI fton startup-et të bëhen pjesë e këtij aktiviteti për të mësuar më shumë për të drejtat e pronësisë intelektuale, si asete shumë të rëndësishme për të rritur vlerën e sipërmarrjes së tyre.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKopshti “Zarife Hasanaj” në Kamzë, kushte më të mira për 250 fëmijë
Artikulli tjetërManastirliu: Nis transformimi i kujdesit parësor, psikologë në qendrat shëndetësore