Ballina Ekonomi

Krifca: ISUV me teknologji të re, do të zgjerojë gamën e akreditimeve

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Laboratorët e Departamentit të Toksikologjisë dhe Mbetjeve, të Departamentit te Monitorimit të Mbetjeve dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe ata të Cilësisë së Ushqimeve sapo janë transferuar ne ambientet e reja, të riparuara rishtaz pas tërmetit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi sot këto ambiente nga ku bëri të ditur se me kushtet e reja të punës të krijuara, përveç rritjes të cilësisë, ka nisur edhe puna për zgjerimin e gamës së akreditimeve

“E fillova ditën me ekipin e bujqësisë pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në një inspektim të një procesi transformues që po ndodh në institucion. Laboratorët e departamentit të Toksikologjisë dhe Mbetjeve, të departamentit të Monitorimit të Mbetjeve dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe ata të Cilësisë së Ushqimeve sapo janë transferuar në ambientet e reja, të riparuara rishtaz pas tërmetit. Kemi investuar ti fuqizojmë ato njëkohësisht me aparaturat më bashkëkohore. Me kushtet e reja të punës të krijuara, përveç rritjes të cilësisë, ka nisur puna për zgjerimin e gamës së akreditimeve. Gjithashtu i urova punë të mbarë ekipit të ISUV nën drejtimin e ri të dr. Pëllumb Aleksit, i cili ka përpara sfida të rëndësishme’”, u shpreh Krifca në rrjetet sociale.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Transformim rrënjësor i qendrës së kontrollit teknik të mjeteve në Vlorë
Artikulli tjetërNgjarja në Shkodër, Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit