Ballina Flash

Peshëngritësi Erkand Qerimaj shpallet kampion Evrope në shkëputje

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Erkand Qerimaj shpallet kampion Evrope në shkëputje, në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në rrjetet sociale nga momenti i shpalljes kampion të peshëngritësit shkodran, Erkand Qerimaj.

“Në ditën katërt një tjetër sukses u regjistrua në radhët e peshëngritësve shqiptarë, Erkand Qerimaj u shpall kampion Evrope në shkëputje”, shkruan Rama.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi shprehet krenar për fitoren e Erkand Qerimaj.

“Erkand Qerimaj, kampion Evrope.Lajmi i dytë i mirë nga Kampionati Evropian i Peshëngritjes, që po zhvillohet te Parku Olimpik i Tiranës. Krenar”, shkruan Veliaj.

Qerimaj ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Medalja argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOPENHAGË – “Gazprom” ndërpret furnizimin me gaz për Danimarkën dhe “Shell Energy Europe”
Artikulli tjetërDuka: Partia Agrare Ambientaliste e vetme në garën zgjedhore për pushtetin vendor