Ballina Aktualitet

Nikolla: Ish-Presidenti Nishani i shërbeu vendit me përkushtim

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehu sot  ngushëllimet  për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani”, shkruan në mesazh Nikolla.

Nikolla u shpreh se “si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët”.

“Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh në paqe President Nishani!”, shkroi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak23 000 euro për dy… pjepra?!
Artikulli tjetërNdarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Rama: U prehtë në paqe!