Ballina Flash

23 000 euro për dy… pjepra?!

TOKIO, 28 maj /ATSH-DPA/- Dy pjepëra të famshëm ”Yubari” të Japonisë u shitën për 3 milionë jen (23,605 dollarë) në një ankand të hapjes së sezonit në qytetin verior të Sapporo.

”Çmimi më i lartë i vitit të kaluar u tejkalua me 10%”, njoftoi transmetuesi NHK World. Pjeprat ishin korrur një ditë më parë.

Pjeprat Yubari rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër të Hokkaido. Vjelja fillon në maj dhe zgjat deri në gusht. Në tregtinë normale, një pjepër i tillë kushton “vetëm” disa mijëra jen, që megjithatë është ende një çmim i lartë.

Në ankandin tradicional të këtij viti, rreth 2,720 pjepër Yubari thuhet se dolën nën çekiç. Tre vjet më parë, dy nga pjeprat arritën një çmim rekord prej 5 milionë jenësh. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Putin i drejtohet Macron dhe Scholz: Gati për zgjidhje për eksportet e grurit
Artikulli tjetërNikolla: Ish-Presidenti Nishani i shërbeu vendit me përkushtim