Ballina Bota

Rusia dëbon 5 diplomatë kroatë

TIRANË, 27 maj /ATSH/ – Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se do të dëbojë pesë diplomatë kroatë në përgjigje të “hapave jomiqësorë” të ndërmarrë nga Zagrebi për të zvogëluar numrin e misionit diplomatik të Rusisë atje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se ka thirrur ambasadorin kroat Tomislav Car të premten, të cilit i është “shprehur protestë e ashpër në lidhje me përpjekjet e pabaza të autoriteteve kroate për të fajësuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë dhe ofrimin e ndihmës ushtarake nga pala kroate për regjimin neo-nazist të Kievit”.

Muajin e kaluar, Kroacia dëboi 18 diplomatë rusë.

/  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – G7 marrëveshje konkrete për heqjen graduale të përdorimit të qymyrit
Artikulli tjetër100-vjetori i Institutit “Harry Fultz”, Veliaj: Shkollat, hapësira që na hapin mendjen