Ballina Flash

Mbërrijnë në Rinas edhe 140.400 doza vaksine Pfizer

TIRANË, 24 maj/ATSH/ Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit mbërritën ditën e sotme edhe 140.400 doza vaksine nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 3,423,030 doza vaksine anti-COVID.

Sipas amendimit të marrëveshjes me kompanisë “Pfizer”, miratuar në Kuvend, për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës ‘Pfizer’ dhe 500 dozave opsionale.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – UNICEF: Mbikonsumimi po shkatërron mjedisin
Artikulli tjetërTrofeu i finales së Conference League shfaqet për publikun në sheshin “Skënderbej”