Ballina Flash

MSHMS: 36 raste të reja me COVID-19

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën
të ditur se, në 24 orët e fundit janë kryer 973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 36 qytetarë.

Sipas Ministrisë, kanë rezultuar pozitivë, 20 qytetarë në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnjë, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.

“Janë 250 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Statistika (21 Maj 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 973

Testime totale 1,822,442
Raste pozitive 275,838
Raste të shëruara 272,091
Raste aktive 250
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Fier 27
Korçë 17
Vlorë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 12
Elbasan 6
Lezhë 6
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Ukraina ka thyer ”shtyllën kurrizore” të ushtrisë ruse
Artikulli tjetërRama: Bujtina në Gjinar, tjetër shembull i forcës së pasionit për tokën e të parëve