Ballina Flash

Rama i tregon zyrën, Michel shënon në koshin e basketbollit

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Rama publikoi momente nga vizita teksa i tregoi Michel zyrën e tij. “Sa interesante vizatimet”, tha Michel, i cili duke u drejtuar tek tavolina e kryeministrit pyeti “… këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz”.

“Aty është Abraham Lincoln që lexon tweet-et e Donald Trump”, u shpreh kryeministri Rama, duke i treguar një skulpturë të ish-presidentit të SHBA.

“Ja dhe topat e basketbollit. Mungon koshi”, tha Michel duke marrë në dorë një top basketbolli.

Por, kryeministri Rama i tregoi edhe koshin e basketbollit në zyrën e tij

“S’ka mundësi”, ia ktheu Michel. Më pas, Michel shënoi në koshin e basketbollit në zyrën e Kryeministrit Rama.

Rama më tej i dhuroi Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel librin e Lea Ypit “Të Lirë”, duke u shprehur se, “ky është një libër që do të doja ta lexoje”.

“Është një libër shumë i bukur, i shkruar nga një grua shqiptare që punon në LSE, është filozofe dhe ka shkruar një libër për fëmijërinë e saj në Shqipërinë komuniste”, u shpreh Rama.

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOPENHAGË – Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Finlandën
Artikulli tjetërMahila në zyrat e Gjendjes Civile Gjirokastër: Shërbim me prioritet moshave të treta