Ballina Aktualitet

Nikolla: Po lobojmë për pranimin e Kosovës në KiE

TIRANË 19 maj /ATSH-I.Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Kryetarja, deputetja Saranda Bogujevci.

Ku takim u realizua në vijim të bashkëpunimit të ngushtë dhe intensiv midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe menjëherë pas aplikimit të Republikës së Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, të dorëzuar më 12 maj.

Nikolla, vuri në dukje se “Kuvendi i Shqipërisë do të lobojë me të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të KiE për të mbështetur pranimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme evropiane. Kuvendi po lobon edhe me pesë vendet e BE-së që nuk kanë njohur ende Kosovën për të siguruar mbështetje për njohjen e saj. Unë personalisht si edhe delegacioni i Kuvendit në AP të KiE do të ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë që ky proces të finalizohet sa më shpejt dhe me sukses. Pranimi i Kosovës në KiE do të jetë një vendim i merituar dhe Shqipëria  është në krah e mbështetje të vendosur të Kosovës”.

Kryetarja Saranda Bogujevci, dhe anëtarët e delegacionit falënderuar kryetaren e Kuvendit, Nikolla për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit për shtimin e njohjeve të Republikës së Kosovës dhe rritjen e rolit të saj në organizatat  e marrëdhëniet ndërkombëtare dhe falënderuan gjithashtu për bashkëpunimin e ngushtë me delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë në AP të KiE. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Pengesa për negociatat nuk është Maqedonia e Veriut
Artikulli tjetërRama: Gjermania nuk është kundër “Ballkanit të Hapur”, kërkon gjithëpërfshirje