Ballina Bota

GJERMANI – Schroder humbet disa privilegje, pasi nuk dënoi agresionin rus kundër Ukrainës

BERLIN, 18 maj /ATSH-DPA/ – Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder u përball me një dënim të mëtejshëm për refuzimin e denoncimit të qartë të pushtimit rus të Ukrainës.

Koalicioni qeverisës gjerman, i udhëhequr nga social-demokratët (SPD), partia së cilës i përket vetë Schreder dhe ku dikur drejtonte, po shkurton privilegjet e tij të veçanta si ish-kancelar.

”Ai është i dënuar të humbasë zyrën dhe stafin e tij”, sipas një propozimi të qeverisë që do të miratohet nga Komisioni i Buxhetit.

Schroder mund të mbajë pensionin dhe mbrojtjen personale.

Propozimet e koalicionit nuk plotësojnë kërkesën e opozitës konservatore që Schroder të humbasë edhe pensionin.

Opozita argumentoi se Schroder po dëmton reputacionin ndërkombëtar të Gjermanisë duke mos u distancuar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe duke mbajtur postet e tij në kompani të ndryshme ruse të energjisë.

Schroder ishte kancelar nga viti 1998 deri në 2005, social-demokrati i fundit që drejtoi Gjermaninë përpara Olaf Scholz.

Më pas, ai punoi për kompaninë e gazsjellësit ”Nord Stream”, ”Gazprom” dhe kompaninë energjetike ”Rosneft”, ndër të tjera./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKompozitori i njohur Limoz Dizdari del nga intubimi, Manastirliu: Punë fantastike e mjekëve të Sanatoriumit
Artikulli tjetërSelmanaj: IPARD II injektoi 170 milionë euro investime në ekonomi