Ballina Flash

MSHMS: 40 raste të reja me COVID-19

TIRANË 14 maj /ATSH-I.Vata/ Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 846 testime, 40 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se, 23 raste janë shënuar në Tiranë, 3 në Lezhë, 2 në Fier, Sarandë, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

“Janë 251 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2″, informon Ministria.

“Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,826 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e MSHMS.

Statistika (14 Maj 2022)

Raste të reja ditore          40

Të shëruar në 24 orë       14

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 846

Testime totale               1,817,530

Raste pozitive                  275,574

Raste të shëruara             271,826

Raste aktive                         251

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            136

Fier                  32

Vlorë               16

Shkodër          14

Elbasan           10

Lezhë               11

Berat                9

Gjirokastër      9

Durrës             5

Korçë               6

Kukës               3

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ndërtimi i rrugës së re Orikum-Dukat, lehtëson qarkullimin drejt bregdetit të jugut
Artikulli tjetërGJERMANI – G7 i kërkon Kinës të mos ndihmojë Rusinë