Ballina Ekonomi

Konferenca Evropiane Rajonale 2024 për herë të parë në Tiranë

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës zyrtare në Poloni, ditët e fundit zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Ushqimit, Qu Dongyu.

“Një takim i mrekullueshëm ai me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Ushqimit, Qu Dongyu, një ndër mendjet brilante të zhvillimit rural në të gjithë botën”, u shpreh Krifca.

Ministrja bëri të ditur se, e njohu zyrtarin e lartë të FAO-s, me të gjithë reformat dhe ndërhyrjet proaktive që ka nisur qeveria për të forcuar fuqinë e fermerit shqiptar si dhe garantimin e rritjes së qëndrueshme të bujqësisë së vendit tonë.

“Me drejtorin Qu Dongyu mundëm të nisim dhe fazën e parë të diskutimeve për të organizuar në Tiranë, për herë të parë në historinë gati 50 vjeçare të anëtarësimit tonë në këtë organizatë, Konferencën Evropiane Rajonale të vitit 2024”, deklaroi Krifca.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Tirona Allstars”, grupi më i mirë muzikor për 2022 nga Songlines Music Awards
Artikulli tjetërManastirliu-Veliaj: Kabinete të reja dentare në 10 shkolla në Tiranë