ZYRIH, 13 maj /ATSH-MIA/ – Futbollisti i PSZH-së, Lionel Mesi, është sportisti më i paguar në botë gjatë vitit të kaluar, njoftoi sot magazina Forbs, duke bërë të ditur se argjentinasi ka fituar 130 milionë dollarë, prej të cilave 75 milionë dollarë kanë të bëjnë për pagën, ndërsa nga sponsorizimet e ndryshme ai ka grumbulluar edhe 55 milionë dollarë shtesë.
Në vendin e dytë është basketbollisti Lebron Xhejms, me të ardhura prej 121.2 milionë dollarë, me çka pjesa më e madhe (80 milionë dollarë) vijnë nga aktivitetet jashtë sportit.
Cristiano Ronaldo është i treti sipas fitimit me 115 milionë dollarë. Paga e tij është 60 milionë dollarë, ndërsa nga sponsorizimet portugezi ka fituar 55 milionë dollarë.
Sportistët më të paguar në botë:
1. Lionel Mesi 130 milionë dollarë
2. Lebron Xhejms 121.2
3. Cristiano Ronaldo 115
4. Neymar 95
5. Stef Kari 92.8
6. Kevin Durant 92.1
7. Roger Federer 90,7
8. Saul “Kanelo” Alvarez 90
9. Tom Brejdi 83.9
10. Janis Antetokumpo 80.9 milionë dollarë. /os/






















