Ballina Aktualitet

Kraja: SPAK ka në hetim shumë çështje penale

TIRANË 12 Maj /ATSH-I.Vata/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, ka paraqitur sot raportin lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2021 përpara KLP-së, të Prokurorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të prezantimit të raportit, Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Ai nuk preferoi të jap asnjë koment, ndërsa tha se po punojmë normalisht.

“Sot, ishim në mbledhje të KLP. U zhvillua një mbledhje efektive me debatet e duhura dhe produktet e duhura. Nuk kam komente. Unë po punoj normalisht, gjithë prokurorët dhe hetuesit. SPAK ka në hetim shumë çështje penale. Në çdo moment që kemi për të bërë publike diçka, i bëjmë në njoftimin zyrtar. Nuk kam reagime për asgjë”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimi online në zyrat e Gjendjes Civile, Hodaj inspektim në Kuçovë dhe Dimal
Artikulli tjetërInteri fiton Kupën e Italisë