MILANO, 12 maj /ATSH-MIA/ – Interi u shpall kampion i Kupës së Italisë për vitin 2022, pasi në finalen e djeshme mposhti Juventusin me rezultatin 4-2.
Nikollo Barela shënoi një gol për Interin para se Juventusi të prijë me 2-1 me golat e Aleks Sandro dhe Dushan Vllahoviç.
Diku 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, Hakan Çalhanogllu shënoi gol nga pika e bardhë, duke e çuar lojën në vazhdime në stadiumin “Olimpiko”.
Gjatë vazhdimeve, Ivan Perishiç duke shënuar dy herë duke siguruar fitoren e ekipit të tij prej 4-2.
Në Ligën e Kampionëve Juventusi përfundoi në një të tetën, ku përjetoi eleminim nga Vilareali, ndërsa në Superkupën italiane gjithashtu u mposht nga Interi.
Për Juventusin ky do të jetë sezoni i parë pa trofe pas 11 sezonesh./ /os/























