TIRANË, 10 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim ambasadoren e re të Afrikës së Jugut në Shqipëri, Nosipho Jean Ngcaba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Meta i uroi ambasadores suksese në misionin e saj diplomatik dhe shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, si në planin dypalësh, ashtu edhe atë shumëpalësh, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Meta u shpreh se, në takim u nënvizua rëndësia e krijimit të kuadrit të nevojshëm ligjor për fuqizimin sidomos të bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe nxitjen e kontakteve ndërmjet strukturave të biznesit.
/a.a/r.e/






















