TIRANË, 9 maj /ATSH-I.Vata/ Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo zhvilloi një takim sot me deputetin e CDU në Bundestagun gjerman, Volkmar Klein.
Pas takimit Pollo theksoi se, biseduam për sfidat e bashkëpunimit mes dy partive.
“E urova për fitoren e djeshme në Schleswig-Holstein ku CDU arrit kuota historike maksimale. CDU, si parti motër në PPE, është e interesuar për një PD të fortë e të bashkuar që realizon kontrollin demokratik në opozitë dhe përgatit alternativën qeverisëse. Biseduam për sfidat tona e bashkëpunimin e ardhshëm mes dy partive”, shprehet ai.
/r.e/























