Ballina Aktualitet

Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Edi Paloka është zgjedhur këtë mbrëmje kreu i ri i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Paloka fitoi me shumicë votash përballë Eleina Qiricit, e cila kandidoi gjithashtu për kryetare të Këshillit Kombëtar. Paloka ka marrë 132 vota ndërsa Eleina Qirici mori 79 vota.

Këshilli i ri Kombëtar është organi i cili pritet të zgjedhë kryesinë e Partisë Demokratike, së bashku me drejtuesit e tjerë të partisë, si nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm.
Ndërkohë më 22 maj pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArtisti turk i dhuron Muzeut të Krujës pikturën e Skënderbeut
Artikulli tjetërKush është Elon Musk?