Ballina Flash

PE miraton përdorimin e karikuesve ”USB-C”

BRUKSEL, 4 maj /ATSH-AA/- Parlamenti Evropian (PE) ka mbështetur rregulloren ligjore që do të bëjë të detyrueshëm përdorimin e karikuesve ‘USB-C’ në pajisjet elektronike si telefonat smart, tabletët dhe kamerat të shitura në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së të mbajtur në Strasburg u diskutua ndryshimi i rregullores që synon standardizimin e portave të ndryshme të karikimit të pajisjeve të ndryshme elektronike si ‘USB-C’, ‘Micro USB’ dhe ‘Lightning’, si dhe reduktimin e mbetjeve elektronike.

Deputetët miratuan rregulloren, i cili përcakton se të gjithë telefonat, tabletët dhe kamerat digjitale të shitura në vendet e BE-së duhet të kenë një formë standard të karikimit, ‘USB-C’.

Pajisjet si telefonat smart, tabletët, kamerat digjitale, kufjet, konzolat e videolojërave dhe altoparlantët do të kenë formën e karikimit ‘USB-C’. Sipas kësaj, një karikues i vetëm mund të përdoret në pajisje të ndryshme elektronike.

Konsumatorët nuk do të duhet të blejnë kabllo dhe karikues për pajisjet e tyre të reja.

Pajisjet e vogla si orët smart, shiritat e dorës dhe pajisjet shëndetësore do të përjashtohen nga rregulli i përmendur i ‘USB-C’.

Me këtë aplikacion synohet reduktimi i mbetjeve elektronike. Pas kësaj faze, PE dhe Këshilli Evropian do të negociojnë versionin përfundimtar të rregullores.

Aktualisht, shumica e pajisjeve Android karikohen përmes ‘USB-C’. Laptopë të rinj me kufje dhe pajisje të tjera të ndryshme përdorin gjithashtu të njëjtën formë karikimi. Kjo rregullore pritet të prekë kryesisht kompaninë Apple.

Apple përdor forma të ndryshme të quajtur ‘lightining’ te telefonat smart, te disa tableta dhe te kufjet. Kompania preferon karikues ‘USB-C’ në iPad-ët dhe në laptopët e saj të rinj. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: 20 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërKurti: Dialogu Kosovë-Serbi të përqendrohet në njohje reciproke