Ballina Aktualitet

Transformimi i lagjes “Kume” drejt përfundimit

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Gjatë vizitës së tij në Vlorë, ku u njoh me ecurinë e disa projekteve në qytet, Kryeministri Rama u ndal edhe në lagjen “Kume”, ku punimet për transformimin e saj kanë hyrë në fazën përfundimtare.

“Kemi mbaruar infrastrukturën nëntokësore, ujërat e zeza, ndriçimin dhe vazhdojmë me shtresat asfaltike”, – tha supervizori i projektit.

Në lagjen “Kume” po punohet në 14 rrugë nga 29 gjithsej, ndërsa në 6 prej tyre kanë përfunduar shtresat asfaltike e trotuaret dhe në pjesën tjetër po punohet me shtresat dhe muret rrethuese të rrugëve.

Kryeministri Rama nga ana e tij vlerësoi punimet e bëra në lagjen “Kume”, teksa tha se “kjo ka dalë kryevepër, se ishte një çmenduri”.

Ky projekt rivitalizues jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të lagjes, por gjithashtu rrit edhe vlerën e pronës në zonë, falë një investimi masiv të qeverisë, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku i Shtëpisë së Pavarësisë së shpejti një vlerë e shtuar në Vlorën turistike
Artikulli tjetërKPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-prokurorit Simon Pashuku