Ballina Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-prokurorit Simon Pashuku

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-prokurorit Simon Pashuku.

Në përfundim të gjykimit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, u vendos në mënyrë unanime lënia në fuqi e vendimit të 2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit, Simon Pashuku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku”, thuhet në vendim.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformimi i lagjes “Kume” drejt përfundimit
Artikulli tjetërCOVID-19 – Për 300 000 gjermanë koronavirusi zgjati më gjatë sesa koha normale