VARSHAVE, 22 prill /ATSH -PAP/- Kryeministri polak Mateusz Morawiecki akuzoi Rusinë se po kërcënon sigurinë e energjisë dhe ushqimit dhe po shkakton inflacion “gjigant” me luftën e saj kundër Ukrainës.
Morawiecki tha gjithashtu se qëllimi kryesor i Vladimir Putin ishte ”rindërtimi i perandorisë ruse”.
“Zgjerimi i zonës së ndikimit për të përfshirë Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Finlandën është një synim që do të zbatohej menjëherë pas fitores ndaj Ukrainës”, tha Morawiecki në një konferencë shtypi të mbajtur me homologun e tij sllovak Eduard Heger.
Kryeministri polak tha gjithashtu se ”Polonia do të ndihmojë Sllovakinë të fitojë pavarësinë nga gazi rus”.
Duke pranuar se varësia e Sllovakisë nga gazi rus ishte shumë më e madhe se ajo e Polonisë, Morawiecki tha se hapja e një ndërlidhësi gazi Poloni-Sllovaki duhet ta bëjë më të lehtë për Sllovakinë që të rritet pavarësisht nga gazi rus. /os/























