Ballina Bota

BRUKSEL – BE sanksionon individët e përfshirë në programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut

BRUKSEL, 21 prill /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian ka sanksionuar tetë individë dhe katër subjekte të përfshirë në programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

“Këta individë mbanin poste të larta në institucionet e përfshira në zhvillimin e programit të raketave”, sipas një deklarate të BE-së.

BE-ja tha se subjektet e sanksionuara kishin anashkaluar masat e mëparshme ndëshkuese, duke kontribuar në financimin e programeve të armëve të paligjshme.

Koreja e Veriut do t’i nënshtrohet sanksioneve të ashpra ndërkombëtare në përgjigje të programit të saj të armëve bërthamore.

Masat e reja, ngrijnë pasuritë e individëve të përfshirë, i ndalojnë ata të hyjnë në vendet e BE-së dhe të marrin fonde në bllok.

Në total, BE-ja ka sanksionuar 65 individë dhe 13 subjekte për lidhjet e tyre me Korenë e Veriut, përveç 80 personave dhe 75 subjekteve të sanksionuara nga OKB-ja.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihmëssekretarja Donfried viziton javën e ardhshme Shqipërinë
Artikulli tjetërKuvendi miraton 2 projektligje dhe 4 Akte Normative