TIRANË, 20 prill/ATSH/ Thethi, një nga zonat piktoreske më të njohura në Shqipëri sa i përket turizmit malor, u mbulua nga reshjet e borë këtë mëngjes.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se në Theth sot ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Sipas ARRSH-së, kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese po punon për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme.
“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, bën të ditur ARRSH.






















