Ballina Bota

COVID-19 – Spanja heq përgjithmonë maskat

MADRID, 20 prill /ATSH-DPA/ – Pas gati dy vjetësh, mbajtja e detyrueshme e maskave për rezistencën kundër Covid-19 i përket aktualisht së kaluarës në Spanjë.

Duke filluar nga sot, rregulli është në fuqi vetëm në transportin publik, si dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe objektet e kujdesit shëndetësor.

Megjithatë, ekspertët i bënë thirrje popullatës që të vazhdojë të jetë e kujdesshme dhe të mbulojë vullnetarisht gojën dhe hundën në ambientet e brendshme të ajrosura keq dhe në zonat e mbushura me këmbësorë.

Qeveria spanjolle vendosi dje të heqë rregullin e maskave.

”Rreziku i shkaktuar nga koronavirusi është ulur qartë”, theksoi ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias.

Shkalla e incidencës shtatëditore në Spanjë të martën ishte pak më pak se 257 infeksione të reja për 100 000 banorë.

Rreth 85% e popullsisë është vaksinuar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon pamje nga aeroporti i Vlorës: Karvani vazhdon përpara
Artikulli tjetërThethi mbulohet nga bora në prill