Ballina Ekonomi

Rama: 740,669 mjete aktive, lidhje e drejtpërdrejtë me fuqinë blerëse dhe rritjen ekonomike

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama duke përcjellë shifrën e rritjes me 88% të numrit të mjeteve aktive në vend krahasuar me vitin 2012, theksoi sot se “ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis rritjes së ekonomisë e të fuqisë blerëse dhe rritjes së numrit të automjeteve e të shkallës së përdorimit të tyre”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në fund të vitit 2021 u shënuan 740,669 mjete aktive në Shqipëri, ose 346.019 mjete më shumë se në 2012, me një rritje 88 % krahasuar me vitin 2012.

Kryeministri Rama tha se “në një pasqyrë tjetër do të tregojmë një shifër edhe më domethënëse, atë të rritjes së vlerës së flotës së mjeteve aktive, e cila është pakrahasimisht më e lartë se sa në nisjen e këtij harku kohor”.

Sipas DPSHTRR-së, nga këto 740,669 mjete; 593,280 janë autovetura, 99.5 % më shumë se në vitin 2012; 17,932 janë mjete luksi, 143 % më shumë se në vitin 2012; 10,852 mjete për transport pasagjerësh, 40 % më shumë se në vitin 2012.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE- Von der Leyen: Bullgaria të ndihmojë që Shqipërisë dhe MV-së të mos u vonohet rrugëtimi drejt BE-së
Artikulli tjetërVokshi: Teza e provimit për mësuesit doli disa orë përpara, Kushi: Padi për shpifje