Ballina Flash

ISHP: Konfirmohet prezenca e varianteve të reja BA1 i Omikron dhe BA2

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Instituti Shëndetit Publik informoi sot qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omicron dhe të BA2.

ISHP njoftoi se nga laboratori i referencës në Gjermani u informua me prurjen e përgjigjeve të mostrave të dërguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omicron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2.

Gjithashtu në një përqindje shumë të ulët dhe qarkullim të variantit Delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:
86 % (476) janë mostra BA1
8.3 % (46) janë mostra BA2
3 % (18) janë mostra Delta

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore.

Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kalojë në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik apeloi të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.

Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të trija dozat e vaksinës anti-COVID.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak73-vjetori i NATO-s, ndërtesa e MEPJ-së ndriçohet me ngjyrë blu
Artikulli tjetërBM – Të paktën 63 fëmijë të infektuar prej salmonelës tek produktet ”Kinder Suprise”