TIRANË, 31 mars/ATSH/ Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si edhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, kanë çelur edicionin e 14-të të panairit “Work & Study”.
I kthyer tashmë në traditë, me qëllim inkurajimin e të rinjve drejt punësimit, në panair marrin pjesë shumë kompani, universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë vende të lira pune. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, teksa hapi edicionin e këtij viti, theksoi rëndësinë e këtij organizimi.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, e sheh këtë panair si një mundësi komunikimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, posaçërisht në sektorin privat.
Qëllimi i panairit, është inkurajimi i të rinjve dhe njohja sa më afër me alternativat e ndryshme që ofrohen për punësimin e të rinjve në të ardhmen.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cilësoi këtë panair si një mundësi shumë të mirë për të rinjtë, kompanitë e biznesit, universitetet dhe maturantët.
/k.s/a.a/r.e/













